Për të dhënë një njoftim, i cili mund të plasohet te publiku edhe përmes formës së shkruar, Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka dalë në konferencë për media, pak orë pas vdekjes së babait, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në konferencë u bë e ditur mbajtja e një mbledhje të jashtëzkonshme nga bordi i përkohshëm i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ku është marrë vendimi të shkarkohet zv.shefi ekzekutiv dhe zyrtari kryesor financiar.
Lajmin për vdekjen e babait të Hajdarit e ka dhënë Kurti, gjatë konferecës.
“Ministrja jonë zonja Rozeta Hajdari sot në mëngjes ka pasur rast vdekje, i ka vdekur babai, por gjithë ditën ka punuar sepse është e vendosur kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovën tonë të dashur. Pas kësaj konference për media, Rozetës do i duhet të shkoj në Pejë, që të përgatis me familjarët e saj ceremoninë e varrimit të babait”, tha ai.
E kur ministrja në detyrë u pyet për emrat e anëtarëve të bordit të shkarkuar, Rozeta Hajdari tha se është e mërzitur dhe se nuk i di të gjithë emrat.
“ Nuk jam e sigurtë për emra, sepse sot siç iu tregoi edhe kryeministri, jam pak e mërzitur dhe nuk kisha shkuar me emra”, tha Hajdari. /Gazeta Sinjali/