image Ndodh edhe kjo: Katër skuadra përfundojnë grupin me pikë të barabarta, hera e parë në histori të UEFA-së

Futboll

Ndodh edhe kjo: Katër skuadra përfundojnë grupin me pikë të barabarta, hera e parë në histori të UEFA-së

news image

Një gjë e pazakontë ndonjëherë ka ndodhur në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, shkruan Sinjali Sport.

Katër skuadra kanë përfunduar në numër të njëjtë të pikëve, çka ka bërë që dy të kualifikohen tutje, njëra të bie në Ligën e Konferencës, dhe njëra të eliminohet.

Bëhet fjalë për grupin F, aty ku ishin Feyenoord, Midtjylland, Lazio dhe Sturm Graz, ku të gjitha përfunduan në kuotën e 8 pikëve.

Grupin sidoqoftë e kanë kaluar Feyenoord dhe Midtjylland, të cilët janë kualifikuar në fazën eliminuese të Ligës së Evropës, kurse Lazio është pozicionuar e treta që do të garojë në Ligën e Konferencës në fazën eliminuese, gjersa Sturm Graz është eliminuar nga të gjitha garat evropiane.

Siç raporton kompania numër një e statistikave në botë ‘Opta’, është hera e parë në histori të grupeve të kompeticioneve madhore evropiane që katër skuadra përfundojnë grupin në numër të njëjtë të pikëve.

Që nga krijimi i formatit të Ligës së Kampionëve më 1992, që nga krijimi i formatit të Ligës së Evropës më 2009 dhe nga krijimi i formatit të Ligës së Konferencës e cila u inaugurua sezonin e kaluar, asnjëherë nuk kishte ndodhur që katër klube të përfundonin me pikë të barabarta në kuadër të fazës grupore të një kompeticioni evropian.

/GazetaSinjaliSport/