“Njerëzit ndahen, bashkohen, ndahen, bashkohen prapë…, jeta vazhdon”, kështu shprehej Tuna disa vite më parë gjatë një interviste të zhvilluar pas ndarjes së bujshme me Cozman.
Përveç historisë së tyre shumë të komentuar të dashurisë, që mori fund disa vite më parë, dyshja sollën disa hite për publikun vite më parë.
Këngë si “Fenix” apo “Holla”, patën mjaft sukses, por pasi Tuna dhe Cozman i dhanë fund lidhjes romantike, ata nuk kanë sjellë një projekt tjetër muzikor së bashku.
Por një lajm i papritur ka ardhur së fundmi rreth ish-çiftit.
“Prive” raporton nga burime se Tuna dhe Cozman janë në diskutime për të sjellë një duet.
“Tuna dhe Cozman, pjesën personale nuk e kanë në mes. Ata janë pajtuar prej kohësh që të bashkojnë forcat, megjithatë puna ende nuk ka nisur”- raportohet tutje.
Rreth tre vite më parë, reperi u pyet në një intervistë edhe për lidhjen e Tunës me Patrisin dhe për shtatzëninë e saj, mirëpo përgjigja e tij ishte shumë e shkurtë.
“Për momentin nuk më interesojnë këto gjëra sepse nuk kam kohë me mendu për këto gjëra” ka thënë ai!