Moderatorja e “Përputhen”, Bora Zemani, ka qenë cak i komenteve negative pas debatit që pati me Ledjanën, konkurrenten e “Përputhen”, shkruan Gazeta Sinjali.
Ledjana akuzoi produksionin për “futje pas shpine” si pasojë e xhirimeve edhe pas përfundimit të takimit me Mevlanin, kurse, Bora filloi debatin me konkurrenten dhe i kërkoi që ta lëshonte emisionin.
Në emisionin e mbrëmshëm, Ledjana tha se do të pauzonte për shkak të presionit të madh.
Pas kësaj, në postimin e fundit, kanë qenë të shumta komentet ku kërkuan dorëheqjen e Borës.