image Ndizen qirinjë në përkujtim të Astrit Deharit

Kosovë

Drejtësi/ Ndizen qirinjë në përkujtim të Astrit Deharit

news image

Ka filluar marshi në përkujtim të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Qindra qytetarë janë mbledhur në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, aty ku është ngritur edhe murali përkujtimor për Deharin.

Në këto momente qytetarët janë parë duke ndezur qirinjë në kujtim të Astritit, për ta shprehur solidaritetin dhe dhimbjen me familjen Dehari.

Kujtojmë se Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit, ku po akuzohej si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës. Vdekja e tij, kishte ndodhur në rrethana misterioze, pasi nuk kishte dalur nga qelia e tij në kohën e shëtitjes./Gazeta Sinjali/