Britanikët mund të përballen me tregun më të vështirë të punës për herë të fundit që nga vitet e 80-ta, ndërsa numrat shënojnë një rënie rekord të vendeve të punës.
E gjithë kjo si pasojë e situatës së krijuar nga përhapja globale e pandemisë Covid-19, e cila ka prekur mbi 3 milionë njerëz në botë. Nga kjo shifër afër 1 milionë janë shëruar, ndërsa e kanë humbur betejën mbi 220 mijë të tjerë.
Madje situata paraqitet edhe më e rëndë për ata që janë në fund të shkollimit të tyre ose në fillimet e karrierës.
Sipas një raporti të veçantë të Institutit të Çështjeve Ekonomike, madje kufizimet aktuale mbi aktivitetin ka të ngjarë të mos jenë të fundit.
“Pandemia e COVID-19 mund të zgjasë për dy vjet, duke ardhur në një seri valësh nga të cilat e dyta mund të shkaktojë më shumë dëme”, bën me dije raporti.
Ndikimi do të përfshijë një tkurrje të konsiderueshme ekonomike, një krizë borxhi dhe tërheqje të thellë nga globalizimi.
Papunësia më e ulët e dekadave të fundit në Britani të Madhe arriti në pothuajse 12 për qind nën drejtimin e Margaret Thatcher në 1984, një normë që do të rivalizohet këtë vit nëse bllokimi për të ndaluar përhapjen e virusit zvarritet, thonë ekonomistët.
Disa nga punëdhënësit më të mëdhenj kanë anuluar ose vonuar programet e rekrutimit, pasi kompanitë në të gjithë vendin janë të detyruar të punojnë me më pak punonjës ose të pushojnë stafin që ata tashmë kanë, nga pamundësia për t’i paguar të gjithë.
Për disa prej të prekurve, zgjidhja më racionale do të ishte të përpiqeshin të mbijetonin deri sa të “largohej stuhia”, sidoqoftë kjo nuk është zgjidhja, pasi në një kohë kur aktiviteti ekonomik thujase ka ndalur, izolimi dhe pritja jo vetëm nuk shtojnë vlerë në ekonomi, por rrisin humbjet në nivele që më vonë do jenë mbase të pamundura të kthehen në normalitet. /GazetaSinjali/