Ndeshjet e Superligës së Kosovës në ciklin e tretë do të zhvillohen pa pranin e tifozë.
Kjo për shkak të vendimit që pritet ta marr Qeveria e Kosovës për masat kundër Koronavirusit në mbledhjen që është duke u zhvilluar, transmeton Gazeta Sinjali.
“5.Aktivititetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.”, kjo është njëra nga masat e marra nga Qeveria e Kosovës kundër Koronavirusit.
Deri më tani në Kosovë nuk është paraqitur asnjë rast me Koronavirus.
Përveç Malit të Zi, në të gjitha vendet tjera që e rrethojnë Kosovën, ka raste me Koronavirus./Gazeta Sinjali/