image Ndeshje jetike për fatin e Arsenalit në LK: Formacionet zyrtare, Newcastle - Arsenal

Futboll

Ndeshje jetike për fatin e Arsenalit në LK: Formacionet zyrtare, Newcastle – Arsenal

news image

Arsenali do ta vizitojë skuadrën e Newcastles në St. James Park të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së parafundit në Premier Ligë, shkruan Sinjali Sport.

Për Arsenalin kjo është një ndeshje jetike për fatin e tyre në Ligën e Kampionëve.

‘Topçinjtë’ ndodhen aktualish në pozitën e pestë pas humbjes ndaj Tottenhamit në mesjavë, megjithatë ata me një fitore sonte mund të rimarrin pozitën e katërt për t’i kaluar Spurs me një pikë më shumë.

“Gunners” kanë një rekord mahnitës në përballjet ndaj Newcastles, pasi kanë fituar 18 nga 19 duelet e fundit në të gjitha garat.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Newcastle: Dubravka, Krafth, Schar, Burn, Targett, Bruno, S. Longstaff, Joelinton, Almiron, Saint-Maximin, Wilson.

Arsenal: Ramsdale, Tomiyasu, Gabriel, White, Tavares, Elneny, Xhaka, Odegaard, Smith Rowe, Saka, Nketiah.

Përballja fillon nga ora 21:00.

/GazetaSinjaliSport/