image Ndeshja mes Gjilanit e Drenicës përfundon pa fitues

Futboll

Sport/ Ndeshja mes Gjilanit e Drenicës përfundon pa fitues

news image

Ndeshja mes Gjilanit dhe Drenicës në kuadër të Superligës së Kosovës, ka përfunduar me barazim 1-1.

Vendasit fituan penallti në minutën e 38-të, pasi Drilon Lladrovci luajti me dorë në zonë. E i saktë nga pika e bardhë u tregua sulmuesi llapjan Fiton Hajdari që kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Drenica tentoi barazimin e rezultatit me Diar Mustafën e Argjend Bardhin, por në vend ishte Kenan Haxhihamza, duke ruajtur epërsinë e skuadrës së tij.

Në minutën e 55-të, Gjilani shënoi golin e dytë me Keita Razak, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Drenica golin e barazimit e gjeti në minutën e 71-të, kur realizoi me kokë pas daljes jo të sigurt të portierit vendas.

Anipse barazuan ndaj Drenicës, Gjilani mbetet në pozitën e parë në tabelë me 31 pikë, sa ka edhe Ballkani. Drenica ndërkohë është e shtata në tabelë me 10 pikë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/scgjilani/photos/a.150202708899087/521505698435451/?type=3&theater