image Ndeshja Juventus – Inter, tifozët e të dyja ekipeve kanë një shpresë të përbashkët

Futboll

Sport/ Ndeshja Juventus – Inter, tifozët e të dyja ekipeve kanë një shpresë të përbashkët

news image

Zhvillimi i katër ndeshjeve të javës së fundit në Serie A është shtyrë për shkak se Italia u trondit nga koronavirusi.

Fillimisht u raportua se ndeshja mes Juventusit dhe Interit do të zhvillohet pa tifozë, por tashmë një skenar tjetër e ka publikuar “La Gazzetta dello Sport”.

Sipas gazetës, ndeshja mund të zhvillohet edhe me praninë e tifozëve.  Që kjo të ndodh po bën presion edhe Rajoni i Piemonte, duke u bazuar në masën e pezullimit të nënshkruar nga ministri i shëndetësisë, e cila skadon më 29 shkurt, një ditë para ndeshjes Juventus – Inter.

Për dallim nga Serie B, Serie A nuk e ka zyrtarizuar ende listën e ndeshjeve që do të luhen pas dyerve të mbyllura./Gazeta Sinjali/