image Ndeshja Feronikeli-Milan drejtohet nga gjyqtarë kosovarë

Futboll

Ndeshja Feronikeli-Milan drejtohet nga gjyqtarë kosovarë

news image

Nesër do të zhvillohet ndeshja miqësore në mes të Feronikelit dhe A.C. Milan.

Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtarë vendorë, transmeton Sinjali.

Gjyqtarët që do të drejtojnë këtë ndeshje janë: Genc Hamza me asistentët e tij Fatlum Berisha, Bujar Selimaj si dhe Besfort Kosumi.

Të katër gjyqtarët janë sprovuar edhe më herët në ndeshje ndërkombëtare të niveleve të ndryshme.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20 e 45, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Sinjali/