Prizreni ka dalë në vend të shtatë pas fitores së shënuar të premten. Prizreni fitoi si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:30.
Ishte kjo ndeshja e parë e javës së 18-të të Superligës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve.
Java e 18-të është e fundit e stinorit të rregullt.
Prizreni shënoj fitoren e pestë të edicionit kurse me 11 pikë renditet në vend të shtatë.
Vushtrria është e gjashta me 15 pikë.
Vushtrria do të luaj në Superligën A, kurse Prizreni në Superligën B.
Vushtrria – Prizreni 30:33 (15:18)
Vushtrria: Melenica, Pllana, M. Jashari 13, Selaci, Emini, Miftari 3, Mehmeti 1, Krasniqi, A. Mehmeti1, Gubetini 7, Neziri 4, Sadiku 1
Prizreni: Koro, Thaqi, Topalli 1, Krasniqi, Mehmeti 10, Bytyqi, Ferati, Ahmetaj, J. Thaqi, Ibrahimi 6, Salihu 8, Tanushi 2, Gashi 1, Quni 5