image Ndeshja e nesërme ndaj Atleticos, do të jetë historike për Messin

Futboll

Ndeshja e nesërme ndaj Atleticos, do të jetë historike për Messin

news image

Leo Messi është padyshim futbollisti më i mirë në historinë e klubit katalanas dhe këtë e dëshmojnë statistikat dhe sukseset e tij.

Argjentinasi ka zhvilluar 799 ndeshje zyrtare me Barcelonën dhe nëse nesër luan kundër Atleticos, ai do të zhvillojë ndeshjen jubilare të 800, shkruan Sinjali Sportiv.

Ai ka shënuar 677 gola në 799 ndeshje të zhvilluara për katalanasit.

Ende nuk dihet nëse Messi do të vazhdojë të jetë futbollist i Barcelonës edhe verën e ardhshme, pasi që kontrata e tij skadon në vitin tjetër dhe mund të transferohet si futbollist me parametra zero në secilin ekip që shpreh interesim për të.

/Sinjali Sportiv/