image Ndeshja e Ligës së Kampionëve planifikohej të luhej në ‘Air Albania’

Futboll

Futboll/ Ndeshja e Ligës së Kampionëve planifikohej të luhej në ‘Air Albania’

news image

Për shkak të Koronavirusit shumë aktivitete sportive janë shtyrë  ose janë detyruar të luhen pa tifozë.

Njëra nga ndeshjet që do të luhet pa tifozë është ajo mes Juventusit dhe Lyonit, transmeton Gazeta Sinjali.

Duke e parë këtë gjendje, Juventusi ka tentuar që ta zhvendos ndeshjen në një lokacion tjetër.

Siç shkruan e përditshmja ‘Tuttosport’, ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Lyonit planifikohej të luhej në ‘Air Albania’, Tiranë.

Fillimisht lokacioni primar ishte Malta, kurse opsioni sekondar ishte Shqipëria. Por për shkak të shfaqjeve të rasteve me Koronavirus në Shqipëri, Juventusit i dështoi plani.

Përveç ndeshjes Juventus-Lyon, në Ligën e Kampionëve pa tifozë do të zhvillohen edhe ndeshjet PSG-Dortmund, Valencia-Atalanta dhe Barcelona-Napoli./Gazeta Sinjali/