image Ndërron jetë vajza e lënduar nga tërmeti në Zagreb

Rajon

Rajoni/ Ndërron jetë vajza e lënduar nga tërmeti në Zagreb

news image

Një gjimnaziste 15-vjeçe, e cila u plagos rëndë në tërmetin e djeshëm në Zagreb, ka ndërruar jetë sot.

Ajo mori lëndime të rënda në kokë dhe u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Pediatrike në Zagreb.

Lajmi i trishtuar është konfirmuar nga drejtori i spitalit, Goran Roiq.

“Fatkeqësisht, përkundër të gjitha përpjekjeve të stafit mjekësor, vajza e lënduar në tërmetin e djeshëm iu nënshtrua plagëve. Në emër të Klinikës së Sëmundjeve të Fëmijëve në Zagreb, ne dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona të sinqerta dhe të thella prindërve dhe familjarëve,” tha Roiq.

26 persona u plagosën në tërmetin e djeshëm në Zagreb, më i fuqishmi që nga viti 1880. /Gazeta Sinjali/