image Ndërron jetë profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës

Sociale

Ndërron jetë profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës

news image

Profesori i të Drejtës dhe Procedurës Administrative në Fakultetin Juridik, Agur Sokoli, ka ndërruar jetë sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi, Këshilli i Fakultetit ka bërë të ditur vdekjen e tij duke e cilësuar atë si shembull të pedagogut të përkushtuar, njeriut të urtë dhe të ndershëm.

“Më 29 Prill 2021 u nda nga jeta Profesori i Fakultetit Juridik të UP-së, Prof. Dr. Agur Sokoli. Profesori i të Drejtës dhe Procedurës Administrative, ka qenë pjesë e personelit të rregullt akademik të fakultetit nga viti 1976 deri në pension, dhe është angazhuar deri në nëntor të vitit 2020. Gjatë karrierës mbi 40 vjeçare, Profesori Agur ka qenë shembull i pedagogut të përkushtuar, njeriut të urtë dhe të ndershëm”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Këshillit./Gazeta Sinjali/