Ka ndërruar jetë mësuesi shumëvjeçar, Njazi Gashi, i cili ka punuar në shkollën “Emin Duraku”, në Sferkë të Klinës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Enver Gashi, drejtor i Arsimit në komunën e Klinës.
Ai përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes së mësuesit dhe kolektivit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku”.
“Sot me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga kjo jetë e mësuesit shumëvjeçar dhe veteranit të arsimit, Njazi Gashi, shëmbëlltyra pedagogjike dhe njerëzore e të cilit do të mbetet gjithmonë motiv i gjeneratave të reja të mësuesve tanë dhe frymëzim për arritjen e standardeve sa më bashkëkohore në sektorin e arsimit“, ka shkruar ai.