image Ndërron jetë kompozitori i njohur kosovar

Sociale

Ndërron jetë kompozitori i njohur kosovar

news image

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare kompozitori i njohur nga Mitrovica dhe ish-profesori i Universitetit të Prishtinës, Fahri Beqiri, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur muzikanti Ylber Asllanaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Pusho në paqe prof.Fahri! Do të të kujtojmë me respekt e dashuri për aq sa t’jemi edhe ne”, ka shkruar ai.

Fahri Beqiri u lind në vitin 1936 në qytetin e Mitrovicës. Rrugëtimin e tij profesional e filloi në shkollën e mesme të muzikës në Prizren, për t’i vazhduar studimet në Akademinë e Muzikës në Beograd.

Beqiri ka qenë dirigjent i korit dhe orkestrës frymore në Mitrovicë, tërë aktiviteti i tij është i lidhur ngushtë me organizimin, promovimin e muzikës në vend.

Më 2012, ai ishte dekoruar me “Medaljen e Meritave” nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga./Gazeta Sinjali/