image Vdes Ennio Morricone, kompozitori i shquar i kolonave zanore

Art & Dizajn

Vdes Ennio Morricone, kompozitori i shquar i kolonave zanore

news image

Ka vdekur kompozitori i famshëm italian i kolonave zanore të filmave, Ennio Morricone. 91-vjeçari ishte i shtruar në një spital të Romës për shkak të një rrëzimi.

Muzika e tij është përdorur në mbi 60 filma që kanë fituar çmime. Morricone ka pasur bashkëpunime të suksesshme me regjisorin Sergio Leone në filmat “Western” italianë.

Pas vitit 1970, emri i tij bëhet i njohur edhe në Hollivud, duke kompozuar muzikë për regjisorë amerikanë si John Carpenter, Brian De Palma, Barry Levinson, Mike Nichols, Oliver Stone dhe Quentin Tarantino.

Morricone është fitues i dy çmimeve Oscar, një në vitin 2007 dhe një në vitin 2016. Gjithashtu, ka fituar 3 “Grammy Awards”, 4 “Golden Globes” dhe 6 BAFTA.

Në 26 shkurt 2016 iu dha edhe ylli numër 2574 në Bulevardin e Famës në Hollivud. /Gazeta Sinjali