Ka ndërruar jetë ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Muhamet Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në faqen zyrtare të kësaj ministrie në Facebook.
“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e ish-zyrtarit tonë z. Muhamet Hoti. Në emër të MMPHI-së, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoti. Muhameti njihej si njeri i urtë dhe i palodhshëm në punën e tij dhe si i tillë do të kujtohet përherë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./GazetaSinjali/