image Ndërron jetë deputeti i Kushtetutës së Kaçanikut

Kosovë

Ndërron jetë deputeti i Kushtetutës së Kaçanikut

news image

Ka ndërruar jetë Ali Shahini, deputet në kohën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu shkruan se vepra e guximshme e Shahinit për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë e Kushtetutën e Kaçanikut, është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini.

Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!/Gazeta Sinjali/