Ka ndërruar jetë Ajshe Ukëhaxhaj, bashkëshortja e Heroit të Kombit, Faik Ukëhaxhajt, nga fshati Carrabreg raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta Ajshe (Zukaj) Ukëhaxhaj, bashkëshortja e Heroit të Kombit, Faik Ukëhaxhaj nga fshati Carrabreg. Ngushëllime familjes Ukëhaxhaj, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Ajshen”, shkroi Ramosaj në Facebook.
Lamtumira e fundit, Ajshes do t’i jepet sot, nga ora 16:00, në varrezat e fshatit./Gazeta Sinjali/