Reperi i njohur, Elinel humbi babain sot më 24.09.2020, transmeton Gazeta Sinjali.
Sot ka vdekur në moshën 67-vjeçare, Bislim Bajraktari, i cili njihej si veprimtar i kauzave kombëtare.
Ai gjithashtu ishte i burgosur nga forcat serbe, njëherit edhe aktivist i LDK-së dhe drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Iliria” në Prishtinë.
Miq e dashamirë të familjes kanë filluar të adresojnë ngushllime për humbjen e një njeriu të rëndësishëm, veprim të njejtë bëri edhe komuna e Gjilanit ku dërguan telegram Ngushllimi drejtë familjes Bajraktari.
Këtë lajm e kanë bërë të ditur shumë persona që kanë ndjerë dhimbje për humbjen, ndër ta ishte edhe postimi i reperit, Granit Bajraktari i njohur me emrin skenik Elinel.
Në postimin e tij, Elinel shkruan vetëm “Pusho n’paqe” me foton e babait të tij, tashmë të ndjerë. /Gazeta Sinjali/