image Ndërron jetë 9-vjeçari, Gent Nikçi, që ishte dërguar për shërim në Turqi

Sociale

Ndërron jetë 9-vjeçari, Gent Nikçi, që ishte dërguar për shërim në Turqi

news image

Ka ndërruar jetë Gent Avni Nikqi, 9-vjeçari nga Peja, i cili ishte dërguar për kurim në Truqi, pasi që vuante nga sëmundja e mëlçisë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Sot, e morëm lajmin e hidhur se djali i axhit, Gent Avni Nikçi, engjulli Genti, ka ndërruar jetë në moshën 9-vjeçare, në spitalin e Stambollit, paso një sëmundje të shkurt, të cilët nuk arriti ta përballonte”, ka shkruar një familjare e tij në Facebook.

Genti ishte nisur për shërim në Turqi më 7 prill, pasi që familja me ndihmën e qytetarëve kishte siguruar shumën e nevojshme të të hollave për shërimin e tij./Gazeta Sinjali/