image Ndërroi targat në RKS, digjet edhe një tjetër veturë në Leposaviq

Siguri

Ndërroi targat në RKS, digjet edhe një tjetër veturë në Leposaviq

news image

Një ditë pas djegies së veturës së një polici në Leposaviq, në të njëjtin vend mbrëmë është djegur një veturë tjetër me targa të Kosovës.

Kossev raporton se këtë e ka konfirmuar policia e rajonit të Veriut dhe sipas informacioneve veturës i është vënë flaka qëllimisht.

Portali KoSS jozyrtarisht mëson se kjo veturë dyshohet se është e regjistruar me targa RKS dhe se është në pronësi të një personi serb me inicialet N.Č.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se një pjesëtari serb të policisë kufitare i është djegur vetura në fshatin Kajkovë, afër Leposaviqit.

/GazetaSinjali/