image Ndërpritet transporti hekurudhor në Poloni, mijëra refugjatë ukrainas në pritje - Sinjali

Ndërpritet transporti hekurudhor në Poloni, mijëra refugjatë ukrainas në pritje

news image

Sipas autoriteteve polake për shkak të problemeve në sistemin e kontrollit të trafikut, është ndërprerë transporti hekurudhor në Poloni, shkruan Skynews – transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo ndërprerje ka prekur të gjithë vendin duke përfshirë edhe 510 milje linja të transportit.

Ndërsa për të mos penguar evakuimin e civilëve ukrainas, operatorët thanë se po bashkëpunojnë me Ministrinë e Infrastrukturës në mënyrë që linjat të fillojnë të funksionojnë sa më shpejt.

Kujtojmë se për ukrainasit që po largohen nga pushtimi rus në Ukrainë, sistemi hekurudhor polak ka qenë mjet kyç transporti.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin