image "Pritje deri në 40 minuta", krijohen kolona të gjata te Kroni i Mbretit (PAMJE)

Sinjalizime

“Pritje deri në 40 minuta”, krijohen kolona të gjata te Kroni i Mbretit (PAMJE)

news image

Një aksident trafiku dyshohet se ka ndodhur afër Kronit të Mbretit, në magjistralen Prishtinë-Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit janë ankuar se janë shkaktuar kolona të gjata, derisa pritjet janë deri në 40 minuta.

Deri në 40 minuta njerëzit duke pritur në kolonë”, u shpreh sinjalizuesi.

Sinjali lidhur me këtë rast ka kontaktuar Policinë e Kosovës, derisa të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Ende nuk dihet se a është shkaktuar ndonjë aksident dhe për pasojat e tij.

Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/