image Ndërpritet seanca, Konjufca thërret takim urgjent me anëtarët e Kryesisë - Sinjali

Ndërpritet seanca, Konjufca thërret takim urgjent me anëtarët e Kryesisë

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar për ndërprerjen e seancës plenare deri në ora 14:00.

Ky vendim erdhi pasi opozita në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, nuk është pajtuar që të marrë pjesë në votimin për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Madje nga opozita është hedhur nga vendi edhe kutia ku do të mblidheshin votat për këta gjyqtarë.

E pas kësaj, kryeparlamentari Konjufca kërkoi që të zhvillohet një takim  me anëtarët e tjerë të Kryesisë së Kuvendit.

Në seancën e sotme pati zhvillime të njëpasnjëshme, pasi opozita nuk pranoi të marrë pjesë në asnjë votim apo diskutim tjetër që nuk kishte të bënte me Komisionin Hetimor Parlamentar për Energjinë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin