Seanca ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa në Gjykatën Speciale në Hagë është ndërprerë dhe do të vazhdojë nesër në orën 09:30, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e trupit gjykues, e cila gjithashtu tha se nesër do të vazhdojë edhe dëshmia e dëshmitarit të katërt në rastin e Mustafës.
Salih Mustafa akuzohet se kreu krime lufte gjatë prillit të vitit 1999 në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës.
Mustafa kishte mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë duke u deklaruar i pafajshëm./GazetaSinjali/