Ekipi i Pejës është sulmuar në palestrën “Minatori” nga tifozët e Trepçës, “Torcida”.
E tëra ndodhi pasi tifozët e skuadrës mitrovicase hynë në palestër duke sulmuar basketbollistët e Pejës.
Për këtë arsye ndeshja u ndërpre, me rezultatin 38:52. Pas këtij incidenti ndërhyri policia për ta qetësuar situatën.
Kësisoj për të vazhduar loja duhet të zbrazet një pjesë e tifozëve në palestër.