Mbrëmë në Prishtinë janë mbingarkuar transformatorët e KOSTT-it dhe kjo solli ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, pasi që do të sigurohet një trasnformator shtesë do të ketë ndërprerje emergjente në Prishtinë, në lagjen “Bregu i Diellit” dhe lagjen “Mati 1”.
Sipas njoftimit kjo ndërprerje do të zgjasë tri orë, prej orës 13:00 deri në ora 16:00./Gazeta Sinjali/