image Ndërprerja e ujit në Lagjen Mati, kompania e ujësjellësit jep sqarim

Kosovë

Njoftim/ Ndërprerja e ujit në Lagjen Mati, kompania e ujësjellësit jep sqarim

news image

Lagjja Mati në Prishtinë, , veçanërisht zona e rrugës B nuk do të kenë ujë, kjo për shkak të një defekti që ka ndodhur në një lokal aty afër.

Këtë e ka bërë të ditur kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.

“Njoftohen Konsumatoret e Lagjes Mati, veçanërisht zona te rruga B – objektet e Royal dhe te tjerat për rreth se ndërprerja e ujit ne zonën tuaj ka ndodhe për shkak të një defekti – rrjedhje të ujit tek disa lokale afariste,”, thuhet në njoftimin e tyre.

Humbja e ujit ka qenë shumë e madhe, prandaj ka ndërhyrë kompania, të cilët bëjnë të ditur se është dashur të ndërpritet komplet linja.

“Problemi i rrjedhjes është brenda në objekt, por si pasoje e ekzekutimit te punimeve jashtë standardeve ku investitori nuk ka lenë asnjë valvole mbyllëse ne pikat kyçëse, është dashur të ndërpritet komplet linja”, kanë shkruar në njoftimin e tyre në Facebook.

Por, kompania thotë se konsumatorët do të furnizohen kur pronari i objektit të lejojë dhe realizojë thyerjen e shtresave ku do mundësohet ndërhyrja./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/1505066462974307