Pas nderimit nga Osmani me medaljen post-mortem të djalit të presidentit të SHBA-së, Beau Biden, ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj teksa ka thënë se Beau Biden ka shërbyer në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, ndërkohë që ka thënë se kjo medalje është një mirënjohje nga një komb i tërë.
“Jemi të nderuar që një patriot i vërtetë amerikan, Beau Biden, ka shërbyer në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera që Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Kosovës i kanë të përbashkëta.
Vendi ynë është përgjithmonë mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe lidershipit të Presidentit Biden në favor të prosperitetit dhe paqes në Ballkan
Pusho në paqe Beau, shërbimi yt në ofrimin e paqes dhe lirisë do të mbetet pishtar ndriçues për Kosovën. Kjo nuk është vetëm një medalje, por mirënjohje e një kombi të tërë”, ka shkruar ai në Facebook.