image Ndërhyrja brutale e Ibrahimoviqit ndaj yllit spanjoll (VIDEO)

Futboll

Ndërhyrja brutale e Ibrahimoviqit ndaj yllit spanjoll (VIDEO)

news image

Zlatan Ibrahimoviq kishte për të “sqaruar” diçka me mbrojtësin spanjoll, Aspilicueta, gjatë ndeshjes Spanjë – Suedi.

Pasi nuk mundi të tentonte qoftë një herë portën, gjiganti suedez la shenjën e tij në momentin e një goditjeje standarde, kur kishte shumë “trafik” në zonë, për t’i kujtuar spanjollit se nuk duhet “të kruhej” me të.

Por edhe ky veprim, që mund të ndëshkohej me karton të kuq nëse zyrtarët e ndeshjes do të ishin më të vëmendshëm, nuk është se i vlejti shumë 40-vjeçarit, pasi Spanja fitoi 1-0, duke siguruar biletën për në “Katar 2022”, ndërsa Suedia e Ibrës duhet të provojë shansin në play off për të shkuar në Botëror./Gazeta Sinjali Sporti/