image Ndalohet zyrtari i IT-së në ShSKUK, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Siguri

Ndalohet zyrtari i IT-së në ShSKUK, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të dyshuarin L.J., zyrtar i IT-së në SHSKUK, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se në cilësinë e menaxherit të kontratës nga QKUK “Furnizimi dhe montimi i sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokurori i çështjes, lidhur me këtë rast është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, derisa ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/