Shoferi i autobusit së kompanisë “Dita”, është ndaluar për 48 orë, pas aksidentit i cili përfundoi me fatalitet për Shemsedin dhe Mervete Sopaj, ku ishte përfshirë një veturë në të cilën gjendeshin katër mërgimtarët, prindërit dhe dy fëmijët.
Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria përmes një njoftimi në të cilin thuhet se “pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit dhe në kordinim të plotë me policinë, sot, me urdhër të prokurorit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh një person i dyshuar, shoferi i autobusit“.
Nga aksidenti i sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë, vdiqën burri 36-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 35-vjeçare, ndërsa dy fëmijët, djali katërvjeçar dhe vajza dyvjeçare, janë duke u trajtuar në QKUK.