image Ndalohet për 48 orë polici që dyshohet se e ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

Ekskluzive

Ndalohet për 48 orë polici që dyshohet se e ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë, i cili po dyshohet se është përfshirë në një rast të ngacmimit. IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet e rastit, ndërsa tashmë janë zbuluar detaje të reja.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici i arrestuar është Art Dafota dhe tash është ndaluar për 48 orë.

Sipas informacioneve të para, pala e përfshirë si viktimë në këtë rast është një e mitur, siç mëson Gazeta Sinjali, vetëm 13 vjeçe.

Gazeta Sinjali ka arritur ta sigurojë edhe fotografinë e policit të dyshuar për rastin e ngacmimit seksual të të miturës 13 vjeçe.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/