image Ekskluzive: Ky është polici i arrestuar për ngacmim në Gjakovë, dyshohet se viktimë është një e mitur

Siguri

Ekskluzive: Ky është polici i arrestuar për ngacmim në Gjakovë, dyshohet se viktimë është një e mitur

news image

Gazeta Sinjali raportoi sonte për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë, i cili po dyshohet se është përfshirë në një rast të ngacmimit. IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet e rastit, ndërsa tashmë janë zbuluar detaje të reja.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici i arrestuar është Art Dafota.

Sipas informacioneve të para, pala e përfshirë si viktimë në këtë rast është një e mitur, detaje këto që pritet të konfirmohen nga institucionet përkatëse.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/