image Ekskluzive: Arrestohet një polic në Gjakovë nën dyshimet për ngacmim

Ekskluzive

Ekskluzive: Arrestohet një polic në Gjakovë nën dyshimet për ngacmim

news image

Një zyrtar policor në Gjakovë sonte është arrestuar nën dyshimet se është përfshirë në një rast të ngacmimit, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, polici i dyshuar është prangosur dhe është intervistuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Ndaj policit të dyshuar, pritet të urdhërohet masa e ndalimit policor.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/