Sezair Belegu ka mbetur i plagosur me armë zjarri, sot rreth orës 18:00, në “Çarshinë e Gjatë”, në Pejë. Për shkak të plagëve që mori në bark, ai u dërgua për trajtim mjekësor, fillimisht në Spitalin e Pejës, për t’u transferuar më pas në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e një personi të dyshuar për tentim vrasjen e Sezair Belegut, i cili me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri është plagosur një person në Pejë. I njëjti pasi që është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ka marrë tretman mjekësor, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Ndërkaq, personi i dyshuar me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi./Gazeta Sinjali/