image Ndalohet një furgon me targa serbe në Gjilan, i gjendet mall i kontrabanduar

Siguri

Ndalohet një furgon me targa serbe në Gjilan, i gjendet mall i kontrabanduar

news image

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Muçibabë policia ka ndaluar një 38-vjeçar, shtetas i Serbisë, nën dyshimin për kontrabandim me mall, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar (kombi) ka gjetur mall të kontrabanduar, 15 stufa elektrike “VAILLANT”, të cilat shërbejnë për nxehje qendrore.

“Drejtuesi i automjetit M.DZ (1983) shtetas i Republikës së Serbisë, me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor, përmes rrugëve ilegale ka hyrë në Republikën e Kosovës nga Republika e Serbisë. Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar është gjetur mall i kontrabanduar, 15 stufa elektrike ‘VAILLANT’ të cilat shërbejnë për nxehje qendrore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore si dhe Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/