image Ndalohen tre persona që lidhen me procesin zgjedhor në Prishtinë

Siguri

Ndalohen tre persona që lidhen me procesin zgjedhor në Prishtinë

news image

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së sotshme lidhur me procesin zgjedhor për balotazh, ka evidentuar katër raste me pesë persona, prej tyre tre persona janë në ndalim, ndërsa dy persona në procedurë të rregullt.

Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka trajtuar dhe është duke trajtuar me kujdes çdo informacion dhe rast që është paraqitur tek organet e rendit që lidhen me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se do të vazhdoj të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtar të të gjitha votave.

/GazetaSinjali/