Komuna e Istogut u ka rekomanduar qytetarëve që të mos e frekuentojnë për ecje dhe shëtitje Burimin e Istogut. Kushdo që merr rrugën për atje, do të kthehet mbrapa nga Policia.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të komunës, kanë njoftuar se të gjithë qytetarët janë të obliguar që të vendosin pajisjet mbrojtëse maskat dhe dorëzat para se të hyjnë në objektin e komunës dhe në institucionet e tjera të komunës./GazetaSinjali/