Në orët e hershme të mëngjesit, Qendra e Vaksinimit kundër COVID-19 në shkollën e Mesme Bujqësore “Zenel Hajdini” në Ferizaj, është përballur me disa probleme për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.
Drejtoresha e QKMF-së në Ferizaj, Nadire Imeri, tha për Gazetën Sinjali se energji elektrike në këtë qendër nuk ka pasur për rreth një orë.
“Mirëpo kemi intervenu me shpejtësi te përfaqësuesit e KEDS-it dhe nuk kanë vonuar dhe ky problem është rregulluar”, ka thënë Imeri për Sinjali.
Ndonëse vonesa e procesit të vaksinimit krijoi radhë të gjata të pritjes, Imeri tha se policia ka ndërhyrë në mbajtjen e radhës dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi tjetër./Gazeta Sinjali/