image Ndalet rryma në palestrën “Karagaçi”, ku do të zhvillohet ndeshja mes Pejës dhe Vllaznisë

Basketboll

Sport/ Ndalet rryma në palestrën “Karagaçi”, ku do të zhvillohet ndeshja mes Pejës dhe Vllaznisë

news image

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë është ndalur rryma pak minuta para se të fillojë derbi shqiptar në mes të KB Pejës dhe KB Vllaznia, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një video të dërguar nga sinjalizuesit, palestra është në terr teksa ekipet ishin duke bërë nxemjet para se të fillonte loja.

Ndeshja në mes të KB Pejës dhe KB Vllaznia është paraparë të fillojë në orën 19:00 dhe mbetet të shihet se a do të zhvillohet apo jo.

Kujtojmë se mbrëmë gjysma e Prishtinës nuk pati energji elektrike për rreth gjashtë orë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kb.peja.official/photos/a.136708293085957/2589214717835290/?type=3&theater