Në mungesë të energjisë elektrike në Pallatin e Drejtësisë, ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për të hënën, në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.
Një gjë të tillë, e ka konstatuar kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Na paralajmëruan se prej orës 11:00 deri 15:00 nuk ka me pas rrymë, kompjuterët nuk po na punojnë, kështu që unë do ta bëj një shënim zyrtar në momentin që vjen rryma, do të konstatoj pranin e palëve në procedurë”, tha gjykatësi Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sa i përket dëshmitarit D2, prokurori Haki Gecaj tha se në momentin kur të sigurohet prania e tij do ta njoftojnë paraprakisht gjykatën.
Kështu, në këto rrethana seanca e sotme nuk u mbajt, kurse ajo e radhës është caktuar më 27 tetor 2022.