image Ndahet nga jeta veteranja e arsimit në Ferizaj

Sociale

Ndahet nga jeta veteranja e arsimit në Ferizaj

news image

Ka vdekur mësuesja, veteranja e arsimit, nga komuna e Ferizajt, Habibe Avdiu.

Lajmin e ka bërë të ditur, Komuna e Ferizajt, përmes një telegrami ngushëllues nga kryetari Agim Aliu, i cili ka vlerësuar lartë figurën e të ndjerës.

Me këtë rast, përmes telegramit, Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Avdiu, kolegëve nga arsimi, miqve e të njohurve të të ndjerës.

Na dha lamtumirën e fundit sot, veteranja e arsimit, që i dedikoi afro gjysmëshekulli jetë, edukimit të brezave, mësuesja e respektuar dhe e dashur nga të gjithë, bashkëqytetarja jonë e dalluar, znj. Habibe Avdiu. Ngushëllime të sinqerta familjes Avdiu, kolegëve nga arsimi, miqve e të njohurve të të ndjerës“, mbyllet telegrami i ngushëllimit.

/GazetaSinjali/