image Ndahet nga jeta presidenti i klubeve të njohura italiane

Futboll

Ndahet nga jeta presidenti i klubeve të njohura italiane

news image

Maurizio Zamparini është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare mbrëmë, pasi javët e fundit kishte pasur probleme shëndetësore.

Në fund të muajit dhjetor ai iu nënshtrua një operacioni dhe kishte komplikacione, duke përçudnuar në terapi intensive.

Pavarësisht se u duk se gjendja e tij po përmirësohej, ka pasur një kthesë në shëndetin e tij dhe ish-presidenti i Palermo dhe Venezia është ndarë nga jeta.

Zamparini u përfshi në futboll në vitin 1987 kur bleu Venezian, duke e shpëtuar nga falimentimi. Ai qëndroi deri në vitin 2002 në krye të këtij klubi, pasi e shiti, transmeton oversport.

Menjëherë ai bleu nga Franco Sensi Palermon që ishte në Serie B dhe e ngjiti në elitën e futbollit italian. Ai qëndroi në krye të klubit sicilian për 15 vite, deri në 2017.

Zamparini njihej si një nga presidentët që ndryshonte më së shumti trajnerë. Gjatë kohës që ishte në krye të Palermos ndryshoi 40 trajnerë, një shifër mjaft e lartë. /Gazeta Sinjali Sporti/