image Ndahet nga jeta në moshë të re, aktivisti nga Ferizaj

Sociale

Ndahet nga jeta në moshë të re, aktivisti nga Ferizaj

news image

Në moshë të re është ndarë nga jeta aktivisti i shoqërisë civile nga Ferizaj, Vehat Ibrahimi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmes një telegram ngushëllimi.

Me dhembje kuptuam lajmin për ndarjen nga jeta të aktivistit të shoqërisë civile, bashkëqytetarit tonë, që na dha lamtumirën në moshë të re, por që me veprën e tij do të mbetet në kujtesën tonë, ferizajasit Vehat Ibrahimi. Ngushëllime të sinqerta familjes Ibrahimi, kolegëve e të gjithë të njohurve të të ndjerit” ka shkruar Aliu në telegram.

Varrimi bëhet nesër pasdite në ora 14:00 në varrezat e fshatit Talinovc i Muhaxherve në Ferizaj.

/GazetaSinjali/