image Haradinaj ngushëllon për vdekjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës

Kosovë

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës

news image

Sot ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Elmi Morina.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka ngushëlluar familjen Morina nga Gllareva e Klinës, duke pohuar se Elmiu ishte luftëtar i dalluar i Brigadës 122  “Imer Krasniqi”.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Elmi Morina nga Gllareva e Klinës.

Luftëtari i dalluar i Brigadës 122″ Imer Krasniqi”, shërbeu pas çlirimit në Policinë e Kosovës, detyrë që e kreu me nderë e përkushtim.

Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.